Telegrafi

Mbi 200 varre të mercenarëve të Wagner zbulohen në qytetin e Siberisë – luftëtarët e vdekur nuk janë në listat zyrtare të Rusisë

Më shumë se 200 varre të mercenarëve të Wagnerit janë zbuluar në një varrezë në Siberi, raporton faqja e lajmeve me bazë në Siberi, Tayga.info.

Javën e kaluar, dolën raporte se një varrezë me 53 luftëtarë të vdekur nga grupi mercenar rus Wagner ishte gjetur në rajonin siberian të Irkutsk, përcjell Telegrafi.

Dhe tani, varret më të reja të gërmuara në qytetin e Novosibirsk pasqyrojnë numrin në rritje të luftëtarëve të vdekur të grupit mercenar.

Tayga.info raporton se shumë nga luftëtarët e vdekur nuk janë në listat zyrtare të të vdekurve të Rusisë.

Grupi Wagner është në pronësi private, por menaxhimi dhe operacionet e tij janë “thellësisht të ndërlidhura” me ushtrinë dhe komunitetin e inteligjencës ruse, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një institut amerikan.

Ai drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, i cili dikur quhej “kuzhinieri i Putinit”. /Telegrafi/