Site icon Telegrafi

Mbi 2 milionë ukrainas janë futur në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus

Policia kufitare e Polonisë, ka njoftuar se 2.057.114 ukrainasë janë futur në këtë vend që nga fillimi i pushtimit rus.

Vetëm sot mbi 24 mijë ukrainasë kanë kaluar vijën kufitare – duke u futur në Poloni – me shpresën se së shpejti do të rikthehen në vendlindjen e tyre, nëse arrihet ndonjë marrëveshjes mes palës ukrainase dhe asaj ruse, transmeton Telegrafi.

E sipas qendrës hulumtuese pranë Universitetit të Varshavës që udhëhiqet nga Maciej Duszczyk, rreth 1.1 milion tjerë pritet të futen në Poloni.

Lexo po ashtu Pas bombardimit të teatrit në Mariupol, ministri i Jashtëm ukrainas ka një pyetje për kompanitë e huaja që akoma operojnë në Rusi

Shumica e ukrainasve janë shpërndarë në qytet e mëdha polake siç është Varshava e Krakowa.

Ndërkaq autoritetet e këtij vendi thonë se këto dy qytete nuk kanë më kapacitete për akomodimin e refugjatëve tjerë ukrainasë. /Telegrafi/

Exit mobile version