Telegrafi

​Mbi 2 mijë aplikime në konkursin për specializantë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me mbylljen e konkursit të specializimeve në mjekësi tha se interesimi ka qenë i lartë dhe rreth 2 mijë mjekë kanë aplikuar në këtë konkurs.

Zemaj tha se interesimi i madh nuk ka qenë befasi pasi që për 4-5 vite ky proces ka qenë i bllokuar dhe tashmë kanë arritur ta thyejnë këtë bllokadë duke iu ofruar mundësi shkollimi dhe perspektive edhe mjekëve në Kosovë.

 

Ai tha se tashmë ky konkurs është zgjeruar edhe për disa vende për nevojat në transfuzionin e gjakut si dhe rreth 48 mjekë për Luginën, 8 me financim të Qeverisë së Kosovës dhe 40 me vetëfinancim./KP/