Site icon Telegrafi

Mbi 13 mijë ushtarë, mbi 400 tanke, si dhe dhjetëra aeroplanë e helikopterë: Ukrainasit tregojnë humbjet dhe dëmet që ia kanë shkaktuar ushtrisë ruse

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të publikojnë raportin ditor me ato që ata pretendojnë se janë “humbjet dhe dëmet e shkaktuara ndaj ushtrisë ruse”.

Në këtë drejtim, edhe kur jemi në ditën e 20-të të agresionit rus në Ukrainë, ato autoritete thonë ka pasur një rritje tjetër të numrit të ushtarëve të vdekur të ushtrisë ruse, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu "Lufta duhet të përfundojë deri në fillim të majit" - këshilltari presidencial ukrainas jep dy versionet e mundshme se si do të ndodhë një gjë e tillë

Përveç kësaj, përveç 13,500 ushtarëve të vrarë rusë, Ukraina thotë se kanë bërë shkatërrimin e 81 aeroplanëve luftarakë si dhe të 95 helikopterëve rusë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë shkatërruar edhe 404 tanke dhe 150 njësi artilerike, si dhe 64 sisteme raketore.

Të dhënat vijnë në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Lexo po ashtu Musk 'sfidon Putinin me një luftë një me një’ - fituesi merr Ukrainën!

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version