Site icon Telegrafi

Mbi 11 milionë euro për veriun më 2016 (Video)

Për vitin 2016, për katër komunat në veri të vendit janë parashikuar nga Buxheti i shtetit mbi 11 milionë e 500 mijë euro.

Për 1788 të punësuar në këto komuna, do të shpenzohen rreth nëntë milion euro. Kurse, për shpenzime kapitale janë paraparë mbi 1.7 milionë euro.

Buxheti për vitin 2016 ka pësuar rritje ngase në vitin 2015 komunat në veri kanë pasur në dispozicion 10.8 milionë euro. Prej kësaj shume, mbi 6.2 milionë euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje.

Por, komunat e Veriut të vendit, përveç fondeve që marrin nga Buxheti i Kosovës kanë në dispozicion edhe “Fondi Zhvillimor për Veriun”, fond ky që grumbullon të hyra nga dy pikat doganore 1 dhe 31 në Bernjak dhe Jarinjë.

Nga janari 2014 deri në muajin shator të viti 2015 në këtë fond janë grumbulluar mbi 7.5 milionë euro. Nga këto mjete janë shpenzuar deri më tani nga komuna katër milionë euro për projekte e shpenzime kapitale. E, nga ky fond më së shumti ka përfituar Mitrovica veriore.

Exit mobile version