Telegrafi

Mbi 100,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani, thotë Ukraina

Ukraina pretendon se më shumë se 100,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kievi thotë se deri më 2 janar, 107,440 ushtarë të Moskës janë vrarë, ndërsa 3,031 tanke armike janë shkatërruar.

Ndërsa Kievi dhe Moska nuk priren të nxjerrin shifra për viktimat, në fillim të dhjetorit, një zyrtar i lartë ukrainas tha se deri në 13,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i luftës.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, theksoi se midis 10,000 dhe 13,000 trupa kishin vdekur – megjithatë, këto shifra nuk u konfirmuan nga ushtria ukrainase. /Telegrafi/