Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bën të ditur se për disa ditë radhazi ka kryer kontrolle në shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarët në rajonin e Pejës.
Këto kontrolle janë kryer nga 2 deri më 8 tetor 2023, ndërkaq janë konfiskuar pistoleta, pushkë automatike e fishekë.
Armët e sekuestruara janë: 11 pistoleta tё tipit Zoraki, 11 karikatorë tё armëve, 1 pistoletё Zastava, 1 karikator i sё njёjtёs armë, 1 pistoletё Wallter, 1 karikator i sё njëjtës armё, 1 pistoletё M-57 kal: 62mm, 1 karikator i sё njëjtës armё, 1 pushkё automatike kal: 7.62×39 mm, 1 pushkё dy tyteshe kal: 12 mm, 11 copё fishekё kal: 7.62×39 mm, 10 copё fishekё kal: 6.35 mm, 11 copё fishekё kal: 7.65 mm, 5 copё fishekё 9×19, 6 copё fishekё 7.62mm
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/