Site icon Telegrafi

Mbetet i bllokuar vendkalimi kufitar Maqedoni – Greqi në Evzoni

Vendkalimi kufitar i Maqedonisë me Greqinë, në pikën e quajtur Evzoni, është bllokuar për hyrje-dalje, nga bujqit grek të cilët kanë filluar një grevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bllokada ka filluar në ora 16 e 30 dhe lejohet të kalojnë kufirin vetëm këmbësorë. Nuk ka informacione nga pala greke se deri kur do të zgjatë bllokada.

Në vendkalimet kufitare në Dojran dhe Mexhitli nuk ka bllokada./Telegrafi/

Exit mobile version