Stina e verës veçse ka ardhur dhe shumë njerëz kanë filluar të brengosen për kilet e tepërta që i kanë shtuar gjatë dimrit. Duket sikurse çdo njeri është duke kërkuar mënyra të lehta dhe të shpejta për ta kthyer në formë trupin dhe për të shkuar në plazh.
Sidoqoftë, kjo brengë duhet të ndaloj menjëherë, pasi që me disa përbërës krejtësisht natyral nuk do të keni nevojë më për ushtrime fizike apo forma tjera për humbjen e peshës, transmeton Telegrafi.
Përbërësit: 250 ml ujë, një lugë gjelle pluhur kanelle, dy lugë gjelle mjaltë organike.
Fillimisht e vendosni ujin në zjarr derisa fillon të vloj. Posa të vlojë, duhet ta hiqni atë nga të nxehtit, t’ia shtoni pluhurin e kanellës dhe të pritni derisa të ftohet. Është e rëndësishme ta shtoni mjaltin pasi të jetë ftohur produkti.
Kjo pasi që nëse materiali është i nxehtë ia shkatërron të gjitha vlerat ushqyese që i përmban mjalti.
Është e rekomandueshme ta pini këtë para se të flini në stomak të zbrazët, si dhe menjëherë pasi të zgjoheni në mëngjes.
Rezultatet janë mbresëlënëse! /Telegrafi/