Telegrafi

Mbërrin oferta e parë te Barcelona për Todibon

Jean-Clair Todibo është huazuar te Schalke 04 gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i talentuar francez ka shkëlqyer në Bundesliga me fanellën e Schalkes, e klubi gjerman e ka të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.

Megjithatë lojtari po kërkon një klub më të madh dhe gara për të është bërë shumë interesante.

Roma, Inter, Juventus, Everton, Arsenal, RB Leipzig, Monaco, Bayer Leverkusen e Lyon janë skuadrat e interesuara për të.

Por oferta e parë zyrtare që ka mbërritur te Barcelona për yllin e ri francez është nga Evertoni.

Skuadra angleze i ka ofruar 22 milionë euro, plus tre të tjera në formë bonusesh për transferimin e tij.

Barcelona po e shqyrton këtë ofertë dhe nëse Todibo nuk përfshihet në ndonjë marrëveshje shkëmbimi, atëherë mund t’i bashkohet Evertonit.

20-vjeçari ishte transferuar te Barcelona në janar të vitit 2019 nga Toulouse për një milionë euro, ndërsa ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/