Një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare.
Një avioni i Air Albania kishte mbërritur në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët në atë shtet.
Fluturimi nisi në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 18:36.
Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve ka edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë.
Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.
“Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes.
Ky vendim u mor pas luftës në Izrael nga sulmi i militantëve të Hamasit.
Operacione të ngjashme për largimin e shtetasve të huaj nga Izraeli po i kryejnë edhe shtete të tjera./Telegrafi/