Telegrafi

Mbappe zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, pa ndonjë befasi të theksuar

Kylian Mbappe ka bërë disa gjëra të jashtëzakonshme në kohën e tij të shkurtër si futbollist profesionist, por është i gatshëm të zgjedh 11-shen që mendon se është më e mira e të gjitha kohërave në botën e futbollit.

Francezi, 23-vjeçar, bëri debutimin e tij për Monacon në 2015. Që atëherë ai ka shënuar mbi 200 gola si profesionistë dhe ka fituar trofe në nivel klubesh me Paris Saint-Germain.

Ai gjithashtu luajti një rol kryesor pasi Franca fitoi Kupën e Botës në vitin 2018.

Nëse Mbappe vazhdon të përmirësohet, ai mund të bëhet njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtë sport.

Por, superylli francez ka treguar se kush mendon se janë lojtarët më të mirë të këtij sporti.

Në vitin 2017, në një intervistë me Foot Mercato, Mbappe emëroi 11-shen më të mirë të lojtarëve që ka parë të luajnë.

Portier: Gianluigi Buffon

Njëri nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Buffon është ende i fortë në moshën 44-vjeçare.

Mbrojtës i djathtë: Cafu

I shkëlqyeshëm në mbrojtje dhe elektrik në ecjen përpara. Një mbrojtës i djathtë si askush tjetër.

Qendërmbrojtës: Sergio Ramos

Mbappe që atëherë ka vazhduar të luajë përkrah Ramos, me spanjollin që i është bashkuar PSG-së në vitin 2020.

Qendërmbrojtës: Paolo Maldini

Një qendërmbrojtës që i kishte të gjitha. Ai luajti në nivelin më të lartë për 25 vjet.

Mbrojtës i majtë: Roberto Carlos

Carlos ishte i shkëlqyeshëm përpara. Goditjet e tij të lira ishin mjaft të jashtëzakonshme.

Mesfushor: Ronaldinho

Argëtuesi më i madh i futbollit. Ai zotëronte çdo ‘truk’ në librat e tij. Një gëzim i vërtetë për të parë.

Mesfushor: Zinedine Zidane

Zidane është i vetmi francez që ka arritur të zë vend në skuadrën e Mbappes.

Sulmues krahu i majtë: Neymar

Mbappe dhe Neymar kanë kaluar pesë vite shumë të suksesshme së bashku në PSG.

Sulmues krahu i djathtë: Lionel Messi

Ekipi nuk do të ishte i kompletuar pa Messin, apo jo?! Shtatë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua Mbappes në PSG në vitin 2021.

Qendërsulmues: Cristiano Ronaldo

Ronaldo ishte heroi i Mbappes duke u rritur. Legjenda portugeze ka shënuar më së shumti gola në historinë e futbollit.

Qendërsulmues: Ronaldo Nazario

Koha e Ronaldos në krye të lojës ishte e shkurtër për shkak të vështirësive me lëndimet. Por, në kulmin e tij, ai është padyshim lojtari më i madh që ka zbukuruar ndonjëherë këtë sport.

Formacioni i Mbappes

/Telegrafi/