Telegrafi

Mbappe ‘zbrazë’ llogarinë bankare për t’ia kthyer paratë Real Madridit – zbulohet marrëveshja e fshehtë mes të dyja palëve

Kylian Mbappe thuhet se ka marrë bonuesin e nënshkrimit nga Real Madridi në dhjetor, por kampionët spanjollë tani do ta kthejnë atë tarifë.

Francezi tronditi botën e futbollit duke bërë një kthesë të bujshme javën e kaluar. Të gjitha gjërat çonin drejt largimit nga Parisi për në Madrid, dhe dukej se transferimi ishte çështje kur dhe jo nëse.

Por, PSG-ja bëri një ofertë të minutës së fundit për të joshur 23-vjeçarin larg nga pushteti i Madridit, duke ofruar një bonus të lartë nënshkrimi dhe pagë masive javore, përfundimisht, ai ra dakord të nënshkruante me klubin nga Parc des Princes për një marrëveshje deri në vitin 2025.

Lexo po ashtu Mbappe: Nuk ka përfunduar ëndrra për t’iu bashkuar Real Madridit

Kuptohet që Madridi ishte i tronditur nga ai vendim, La Liga gjithashtu ka dërguar një ankesë zyrtare në UEFA, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e marrëveshjes që PSG i ofroi Mbappes, duke e cilësuar atë si ‘skandaloze’.

Tani gati një javë pas njoftimit të Mbappes, duket se ka një kthesë të re në këtë sagë të përjetshme.

Gazetari spanjoll, Tomas Gonzalez-Martin zbuloi për Bernabeu Digital se Madridi kishte paguar në fakt një pjesë të nënshkrimit të Mbappes në dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Lidhja e veçantë me Milanin, dashuria e nënës së tij për Liverpoolin, refuzimi i Realit, milionat me PSG-në dhe Kupa e Botës - Mbappe i thotë të gjitha

“Nuk u befasova nga ajo që ndodhi këtë javë. Nëse do të më pyesnit 15 ditë më parë, do të kisha thënë po, sepse ai (Mbappe) kishte rënë dakord pak a shumë me Real Madridin”, potencoi ai.

“Ai kishte marrë një paradhënie prej 40 milionë euro të nënshkrimit në bonuse në dhjetor. Gjithçka ishte nënshkruar në një paramarrëveshje që nga viti i kaluar kur ai do të bënte transferimin”.

Gonzalez-Martin deklaroi se Mbappe përfundimisht u ndikua nga paratë marramendëse që PSG i kishte ofruar atij.

Lexo po ashtu E raportonin si të sigurt kalimin e tij te Real Madridi, prezantuesit e El Chiringuitos nuk zgjedhin fjalë për ta fyer Mbappen

“Mbappes i janë dhënë gati 300 milionë bonus rinovimi dhe rreth 90 milionë pagë neto në vit. Në fund u dorëzua për paratë, gjë që tregon se ai nuk është në kërkim të suksesit sportiv dhe se e ka tradhtuar Real Madridin”.

Tani raportohet se Madridi nuk do të humbasë më kohë me dikë që ‘nuk ka fjalë’. Klubi tani po kërkon opsione të tjera për të forcuar sulmin e tyre.

Lexo po ashtu Presidenti i PSG-së çmend spanjollët: Mbappe nuk qëndroi për para, Tebas ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga

Madridi thuhet gjithashtu se është i lidhur me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni dhe Ilkay Gundogan të Manchester Cityt, ndërsa klubi shikon zëvendësuesit e mundshëm të Toni Kroos dhe Luka Modric.

Pas këtij kthimi prapa, Madridi ka një shans për të treguar se ata nuk kanë nevojë për Mbappen. Ata do të jenë në Paris të shtunën kur do të përballen me Liverpoolin në finalen e shumëpritur të Ligës së Kampionëve. Madridi do të kërkojë të fitojë kurorën e 14-të evropiane të klubit, me Liverpoolin që kërkon të shtatin. /Telegrafi/