Telegrafi

Mbappe do të takohet me Al-Khelaifin për ta njoftuar se e do kalimin te Reali, pastaj presidenti i PSG-së do të udhëtojë drejt Madridit

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Paris Saint-Germaini do t’i fillojë bisedimet me Real Madridin për transferimin e Kylian Mbappe, raportojnë mediat sportive.

Marrëveshja e francezit me PSG skadon në verën e ardhshme dhe nuk pritet që ta rinovojë kontratën me klubin nga Ligue 1.

Sipas El Chiringuito, transmetuar nga AS, Mbappe i ka refuzuar ofertat e deritanishme për kontratë të re dhe dëshiron të bisedojë me presidentin Nasser Al-Khelaifi.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

22-vjeçari dëshiron ta njoftojë kreun e klubit se planifikon t’i bashkohet Real Madridit, mirëpo nuk do të bëjë presion me kërkesa dhe kërcënime për t’u larguar.

Lexo po ashtu Mbappe kërkon kalimin te Reali, PSG planifikon të formojë sulmin Ronaldo-Messi

Më pas, pritet që Al-Khelaifi të udhëtojë drejt kryeqytetit spanjoll për ta diskutuar transferimin e Mbappes, i cili nuk do të shitet lirë.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Sipas njoftimit, Los Blancos duan të bëjnë ofertë pranoje ose leje në vlerë prej 120 milionë eurosh duke e lënë vendimin në duar PSG-së.

Klubi francez nuk dëshiron ta humbë anësorin në verën e ardhshme pa para, kur kihet parasysh se ka shpenzuar rreth 190 milionë euro kur e transferoi para tre vitesh.

Në rast të largimit të tij, PSG pritet ta transferojë Cristiano Ronaldon nga Juventusi duke formuar sulmin më të spikatur, CR7-Lionel Messi. /Telegrafi/