Telegrafi

Mbappe takohet me drejtuesit e Al Hilal, shokon të gjithë me përgjigjen e dhënë

Kylian Mbappe nuk do të transferohet te skuadra Al Hilal në Arabinë Saudite.

Skuadra arabe ka tronditur botën e futbollit me ofertën prej 300 milionë euro në drejtim të PSG-së për të nënshkruar me sulmuesin francez.

Ndërkohë për Mbappen ishte përgatitur një ofertë faronike me pagë prej 700 milionë eurove në sezon.

Lexo po ashtu Paga e çmendur e Mbappes: Sa fiton francezi në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Një delegacion i skuadrës arabe ka zbarkuar në Paris ku janë takuar me super yllin francez Kylian Mbappe.

Megjithatë sipas asaj që kanë raportuar dy mediumet e mëdha franceze L’Equipe dhe RMC Sport, Mbappe ka refuzuar ofertën e skuadrës arabe.

PSG kishte pranuar ofertën e Al Hilal, por Mbappe ka hedhur poshtë çdo mundësi për ta vazhduar karrierën në lindjen e mesme.

Lexo po ashtu Në pritje të Mbappes, Al Hilal kompleton transferimin e një tjetër ylli të futbollit

Po konsiderohet një përgjigje shokuese e Mbappes, i cili ka refuzuar një pagë prej 700 milionë eurove në vetëm një vit, që është shumë e jashtëzakonshme.

Kësisoj ‘telenovela’ Mbappe do të vazhdoj me francezin që synon t’i bashkohet Real Madridit, edhe pse Los Blancos ende nuk kanë dërguar ofertë për të. /Telegrafi/