Telegrafi

Mbappe më shumë lidhet me qëndrimin te PSG se sa të kalojë te Real Madridi ose Liverpooli

Sipas asaj që raportojnë mediat në Francë, Kylian Mbappe më shumë lidhet me një kontratë të re me Paris Saint-Germainin se sa të kalonte në verën e ardhshme te Real Madridi ose Liverpooli.

Sulmuesi francez është në dy vitet e fundit të kontratës së tij me klubin parisien, andaj parashikohet se ai mund të rinovojë kontratën.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, 21-vjeçari duket i përkushtuar që të qëndrojë te PSG dhe të përfitojë një pagë edhe më të majme.

Edhe pse interesimi është i madh nga Real Madridi e Liverpooli, Mbappe mund të pajtohet që të qëndrojë edhe më tej në Parkun e Princave, por me disa kushte.

Njëri nga kryesorët për qëndrimin e tij është që të qëndrojë edhe Neymari, por edhe të ketë transferime të tjera me lojtarë të dëshmuar, në mënyrë që të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se PSG ishte në edicionin e kaluar në finale të garës më të madhe për klube në Evropë, mirëpo u mposht nga Bayern Munichu. /Telegrafi/