Site icon Telegrafi

Mbappe: Kur isha në garë për Topin e Artë, Messi i shikonte ndeshjet dhe golat e mi

Kylian Mbappe ka folur me krenari, duke treguar se Leo Messi, i përcjell ndeshjet e tij te Paris Saint-Germain.

Ai tregon se si shoku i tij te Franca që luan në Barcelonë, Ousmane Dembele, i ka treguar që argjentinasi e përcjell.

Mbappe përmendi edhe dëshirën e tij për të fituar Topin e Artë, por ta kapërcejë Messin ishe e vështirë për të.

“Sezonin e kaluar, e kuptova se mund të sfidoja për Topin e Artë. Por para meje ishte Messi. Unë shënoja dy gola, ai shënonte tre; unë shënova tre dhe ai shënoi katër. Ishte çmenduri”.

Kylian Mbappe e Lionel Messi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

“Unë bisedova me Ousmane Dembele se si ishte e mundur, dhe nëse ai i shikonte golat që unë shënoja. Dhe ai më tha që Messi po më shikonte”.

“Ishte diçka e bukur që dikush si Leo ju merr në konsideratë”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version