Drejtuesit e Real Madridit thuhet se ëndërrojnë një partneritet të frikshëm për sulmin e tyre, me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Momentalisht, talenti francezi Mbappe dhe ai norvegjez Haaland nuk janë miqtë më të mirë.
Kjo pasi i pari u tall së bashku me bashkëlojtarët e tij me festimin e golit të këtij të fundit, pasi Paris Saint-Germain eliminoi Borussia Dortmundin nga Liga e Kampionëve.
Të dy janë në radarin e Real Madridit pasi Florentino Perez kërkon një zgjidhje për problemet e golave të skuadrës.
Mbappe është objektivi kryesor, por për shkak të situatës së tij të kontratës me PSG-në, ai mund të mos jetë i disponueshëm deri në vitin 2021.
Haaland, ndërkohë, ka shpërthyer në skenë këtë sezon dhe përfaqëson një alternative më të lirë, pasi mund të blihet për 75 milionë euro.
Nënshkrimi i të dyve për të luajtur në sulm për Los Blancos ishte tashmë i vështirë, dhe do të jetë edhe më i vështirë në verë. /Telegrafi/