Telegrafi

Mbappe duket se ka mendjen te Real Madridi – dy opsione të PSG për të zëvendësuar francezin

Kylian Mbappe është gjithnjë e më larë rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Ylli francez ka kohë që është në bisedime me klubin nga Ligue 1 për të rinovuar kontratën, mirëpo interesimi i tij ndodhet diku tjetër.

Sipas asaj që raporton Telefoot, Mbappe po tenton që të transferohet në këtë verë te Real Madridi.

Los Blancos që disa sezone janë duke tentuar transferimin e fituesit të Kupës së Botës, mirëpo PSG nuk ka vullnet të shesë lojtarin.

Mirëpo, kampioni në fuqi i ligës franceze ka filluar të luhatet dhe po shikon opsione të tjera për Mbappen.

Lojtarin e talentuar raportohet se mund të zëvendësojë Harry Kane i Tottenhamit ose Mohamed Salah i Liverpoolit.

Të dy lojtarët janë duke kërkuar aventura të reja dhe PSG mund të përfitojë nga situata e krijuara të lojtarëve në klubet e tyre aktuale. /Telegrafi/