Real Madridi e ka identifikuar francezin e ri, Kylian Mbappe, si objektivin e tyre kryesor të sulmit për sezonin e ardhshëm.
Në vazhdën e dështimit të tyre për të transferuar Neymarin përpara këtij sezoni, Zinedine Zidane ka kthyer vëmendjen e tij dika tjetër.
Megjithatë, trajneri francez nuk ka shkuar larg, pasi vëmendje ka kaluar tek bashkëlojtari i Neymarit te Paris Saint-Germain, Mbappe.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, Real Madridi e ka bërë Mbappen objektivin e tyre të parë të transferimit për verën e ardhshme.
20-vjeçari francez shënoi 39 gola nga 43 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar, duke shtuar edhe 17 asistime.
Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 250 milionë euro. /Telegrafi/