Shefi ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka pranuar se do të jetë vështirë që ta kompletojë blerjen eventuale të Juan Cuadrados.
Kolumbiani është i huazuar te Zonja e Vjetër nga Chelsea dhe ai ka bërë paraqitje mbresëlënëse për t’i bindur drejtuesit e klubit që ta mbajnë.
Mirëpo, blerja e kartonit të 27-vjeçarit nuk duket punë e lehtë për kampionin e Serie A.
“Nuk kemi mbajtur akoma takime me Chelsean rreth Cuadrados, mirëpo do të jetë një marrëveshje e vështirë, njësoj si me (Alvaro) Moratan”.
“Juan ka qenë i rëndësishëm për ne, por ai është vetëm i huazuar. Chelsea ka lojtarë të mirë në pozitën e tij, prandaj do të përpiqemi që të arrijmë marrëveshje”, është shprehur Marotta. /Telegrafi/