Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte mbajtur dhunshëm bashkëshorten e tij (shtetase e huaj) me dy fëmijët e tyre, duke mos e lejuar që të udhëtonte jashtë shtetit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:16, në Klinë.
Tutje siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mbajtur dhunshëm duke mos e lejuar që të udhëtonte jashtë shtetit ish bashkëshorten e tij shtetase e huaj dhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raport. /Telegrafi/