Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq sot merr pjesë në tryezën “Finalja e dialogut Kosovë – Serbi”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Jovanoviq u bë përfaqësues i parë politik i Beogradit, i cili pranoi pavarësinë e Kosovës.
I pranishëm në debat do të jetë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Çedomir Jovanoviq mbrëmë është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.