Milan po vazhdon të punojë në dy fronte. Pasi largoi strukturën drejtuese të vjetër, ku i fundit kishte mbetur drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, tashmë ka ardhur koha e përforcimeve.
Leonardo Bonucci kërkon largimin nga Rossonerët dhe kthimin te Juventusi.
Në mes është edhe synimi i Milanit për të nënshkruar me sulmuesin Gonzalo Higuain.
Por sot në takimin që Leonardo e kishte me Beppe Marottan dhe Fabio Paraticin në qendër të Milanos, erdhi një kërkesë tjetër.
Mattia Caldara është ai që pëlqehet nga Milani dhe e duan si shkëmbim me Bonuccin.
Sa i përket kalimit ttë Higuainit në Milan, kryesia e klubit kuqezi dëshiron që të bisedohet ndaras.
Milani me Juventusin bisedoi edhe për lojtarë si Sturaro, Rugani dhe Pjaca.
Në anën tjetër agjenti i Mattia Caldaras ka takuar Marottan dhe Paraticin, për tu informuar me të rejat.
Juventusi duket më i prirë që të largojë Daniele Ruganin drejt Chelseat, se sa mbrojtësin e ardhur nga Atalanta. /Telegrafi/