Interi dhe Paulo Dybala kanë zhvilluar sot takimin e tyre të parë zyrtar dhe ende nuk kanë rënë dakord për kushtet personale, por bisedimet do të vazhdojnë.
Nerazzurrët kanë qenë prej kohësh të interesuar për argjentinasin, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi këtë verë.
Agjenti Jorge Antun dhe disa ndërmjetës hyrë në selinë e Interit në Milano sot gjatë ditës.
Paulo Dybala’s agent met with Inter board today. Giacomo Petralito, one of the intermediaries: “This meeting with Inter means something positive, of course”. 🇦🇷 #transfers
Talks ongoing between Dybala and Inter as the Argentinian is available on a free transfer.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2022
Sipas Sky Sport Italia, oferta e parë zyrtare është një kontratë katërvjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuset.
Inter have made an official bid to Paulo Dybala after meeting with his agents today. Opening proposal for a 4 year contract. 🚨🇦🇷 #Inter
Meeting was described as ‘positive’ by sources – it’s not fully agreed yet, still to be discussed on salary details but getting closer. pic.twitter.com/ucveWT5kET
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2022
Kërkesa nga Dybala dhe agjentët e tij është 8 milionë euro plus bonuset, por të dyja palët janë të gatshme të bëjnë lëshim që të arrihet marrëveshje.
Kjo konfirmon se Interi është favorit për Dybalan, duke lënë pas emra si Roma, Arsenali, Manchester United apo Tottenham.
Takime të tjera priten në ditët në vijim. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtori Beppe Marotta dhe nënkryetari i Interit, Javier Zanetti.
Kontrata që Juventus kishte rënë dakord fillimisht me Dybalan përpara se ta tërhiqte papritur ishte mbi 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/