Site icon Telegrafi

Mbahet raund i ri bisedimesh Maqedoni – Greqi

Në Athinë është mbajtur raundi i ri i bisedimeve në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, për masat e ndërtimit të mirëbesimit ndërmjet të dy vendeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përmes këtij takimi të përfaqësuesve të ministrive të jashtme të dy vendeve, vazhdohet me dialogun e përforcimit të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, për përafrimin e të dy shoqërive.

Sipas njoftimit të MPJ-së greke, në këtë raund bisedimesh është diskutuar për bashkëpunimin në transport dhe energjetikë, mënyrën e përforcimit të bashkëpunimit të policive dhe për bashkëpunimin në programet evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version