Site icon Telegrafi

“Mbahesh pas brekëve të tij” – Roza debat të fortë me Heidin dhe Romeon

Roza Lati akuzon Heidin se i raporton çdo gjë Romeos dhe kjo gjë është e gabuar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, pasi aty është futur vetëm.

Heidi e quan Rozën Chihuahua dhe kaq mjaftonte që të ndizej debati. Menjëherë ka ndërhyrë Romeo që e ka marrë Heidin për të mos vazhduar debatin me Rozën dhe i thotë kësaj të fundit që është “një njeri i keq”.

Roza u ndie keq për deklaratën e Romeos, ku shprehet se ajo nuk kishte aspak punë me të në këtë muhabet dhe e akuzon se “fut kokën poshtë fustanit të grave”.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Ti ke ardhur këtu vetëm, a po ke ardhur të kapesh pas brekëve të Romeos. Nuk po e shikoj që ke ardhur vetëm.” – shprehet Roza.

Ndërsa Heidi e thërret Rozën Chihuahua, Roza i përgjigjet: “Unë kam rritur Doberman, s’kam lidhje me Chihuahua.”

Lexo po ashtu “Më dilte në ëndërr çdo natë” - Roza rrëfen për tradhtinë e partnerit të saj të parë

Teksa Romeo futet në dhomë, merr Heidin me vete dhe i thotë Rozës ‘njeri i keq’.

Roza Lati: O ti Romeo mos ha kot kur flet, kaq. O njeri i paedukatë. Mos më çaj mua kokën me këto ‘njeri i keq’, se unë flas me gocën, për çfarë vjen ti dhe më thua njeri i keq. Unë me ty nuk u kapa fare. Unë nuk u mora me ty. Çfarë ke ti? Ka ardhur ajo për t’u mbajtur pas rripit tënd? Ik shko puthu andej. Ec fut hundët tek muhabetet e grave, fut kokën poshtë fustaneve të grave. /Telegrafi/

Exit mobile version