Telegrafi

Mazinho: Rafinha është i lumtur te Interi

Rafinha Alcantara (Getty Images)

Babai i mesfushorit brazilian, Rafinha, legjenda Mazinho, ka thënë se djali i tij është i lumtur në Inter.

Mesfushori brazilian është në huazim tek Interi nga Barcelona dhe është në bisedime për një marrëveshje të përhershme.

Megjithatë, shifra rreth 35 milionë eurosh i duket paksa e lart skuadrës italiane dhe dëshiron zbritje për Rafinhan, pasi iu pëlqen shumë ta kenë ende në skuadër.

Lexo po ashtu Barça e gatshme të pranojë zbritje për Rafinhan

Edhe agjenti dhe babai i Rafinhas, fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, Mazinho, ka deklaruar se djali i tij është i lumtur te Interi.

Rafinha (Getty Images)

“Rafinha është i lumtur në Inter, duke punuar shumë mirë dhe duke kërkuar vendin e tij në futboll”, ka thënë fillimisht Mazinho për Esporte COPE.

“Ne jemi shumë të lumtur atje, Rafa është rritur shumë dhe është rikuperuar plotësisht, duke luajtur nga 90 minuta”.

Lexo po ashtu Rafinha: Dua të qëndroj te Interi

“Ne kemi nënshkruar kontratë me Barçën dhe nëse gjërat shkojnë mirë, kjo varet nga Interi nëse ai mund të qëndrojë”.

“Kjo varet nëse klubi kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe nëse është i lumtur me lojtarin”, përfundoi babai i Rafinhas. /Telegrafi/