Çdo kompani po e bën këtë veprim. Në vend të logove me teksturë, markat po e ndryshojnë pamjen e tyre duke ia përshtatur një epoke më moderne.
Mazda mund të jetë “viktima e fundit”.Një paraqitje e markës në Japoni tregon një logo të thjeshtuar.
Lajmi i mirë është se logoja e re nuk largohet shumë nga pamja aktuale e Mazda, përcjell Telegrafi.
Ajo ruan të njëjtën formë si ajo aktuale – të cilën kompania e ka përdorur që nga viti 1997 – me një “M” në qendër të një embleme rrethore.
Por, është e paqartë nëse kjo logo e re do të hyjë zyrtarisht në modelet e ardhshme të Mazda në SHBA,
Shumë nga konkurrentët e saj kanë përditësuar pamjen e tyre në vitet e fundit.
BMW thjeshtoi logon e saj, siç bënë Audi, Buick, Cadillac dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/