Site icon Telegrafi

Mazda me motor dizelo-elektrik

Mazda së shpejti do të mund të bëhet prodhuesi i parë japonez që do të ofrojë një automobil dizelo-elektrik në tregjet aziatike dhe evropiane, i cili do të konsumojë vetëm 2.5l/100 km.

Burimet thonë se kompania do të fillojë shitjen e makinës së re hibrid në vitin 2016.

Siç raportohet, motori dizel do të jetë kryesori, ndërsa automobili do të ketë edhe një motor më të vogël elektrik, që do të shfrytëzohet si mbështetës i atij të naftës.

Ndërsa ende nuk ka asnjë informacion se cili modeli i Mazdës do të mund ta përdor këtë risi, besohet se do të jetë “Mazda 3”, pohon një burim i cili shton se ky sistem mund të jetë 30 për qind më efektiv se sa ata me naftë standarde. /Telegrafi/

Exit mobile version