Floyd Mayweather ka thumbuar dyshen e njohur të luftëtarëve të UFC-së, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.
Nurmagomedov ka fituar meçin më të popullarizuar të UFC-së ndaj McGregorit para dy muajsh, duke u bërë emri më i lakuar i këtij sporti.
Kjo fitore ndaj irlandezit ka bërë që luftëtari nga Dagestani të ‘marr zemër’ dhe të kërkoj përballje me boksierin e njohur amerikan Mayweather.
Sipas Nurmagomedovit, duhet të ketë vetëm një mbret në xhungël dhe ai dhe Meyweather duhet të përballen mes vete.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe boksieri 41-vjeçar amerikan ka reaguar me thumba në drejtim të rusit, por edhe irlandezit McGregor.
Kjo pasi, Mayweather ka thënë se këta të dy kërkojnë ndeshje ndaj tij pasi është fytyra e gjitha sporteve luftarake.
“McGregor dhe Nurmagomedov po më kërkojnë ende mua, pasi siç e kam theksuar më herët, unë jam fytyra e kësaj periudhe në sportet luftarake, qoftë boks apo MMA”.
“Unë jam fytyra e të gjithëve”, ka deklaruar boksieri i njohur amerikan Mayweather.
Ndryshe, Mayweather është kampion absolut në pesha të lehta në boks dhe ka një rekord prej 50 fitoresh në 50 ndeshje, ndërsa Nurmagomedov ka 27 fitore nga po kaq ndeshje. /Telegrafi/