Floyd Mayweather nuk ka hezituar ta përfshijë veten në listën e boksierëve më të mirë në histori.
Kampioni i pamposhtur ka një rekord të jashtëzakonshëm prej 50 fitoresh, ndërsa ka paralajmëruar rikthimin e tij në vitin e ardhshëm në Japoni.
Në një përzgjedhje të mëhershme në ESPN, Mayweather kishte lënë jashtë emra, si Muhammad Ali, Rocky Marciano e Joe Louis.
Ndërsa në përzgjedhjen më të re, e ka vënë veten të parin dhe në vazhdim e ka shpjeguar arsyen duke thënë se ka mposhtur më shumë kampionë se kushdo tjetër në një periudhë më të shkurtër dhe në më pak meçe se kushdo tjetër.
Ka dhënë përqindje më të mëdha të goditjeve dhe ka marrë më së paku se cilido boksier tjetër – vazhdon arsyetimi i pozitës së parë.
Derisa Muhammad Ali konsiderohet më i miri në histori, në listën e Floyd, ai është i pesti, sepse “ka garuar vetëm në një kategori dhe ka humbur tri herë nga Ken Norton”.
I dyti në listën e më të mirëve, sipas Mayweather, është Roberto Duran, Pernell Whitaker i treti dhe Julio Cesar Chavez i katërti. /Telegrafi/