Telegrafi

Maxi Lopez flet për Icardin dhe arsyen e mundshme pse ai nuk po ftohet nga Argjentina

Sulmuesi i Torinos, Maxi Lopez, mendon se mos ftesa nga Argjentina për Mauo Icardin ka ardhur nga gabimet që ylli Interit ka bërë jashtë fushës.

33-vjeçari ishte shok dhe bashkëlojtar me Icardin te Sampdoria, por ata janë prishur kur Mauro u martua me ish-gruan e tij, Wanda Nara.

Nara ka dy fëmijë me Icardin, por edhe tre me Maxin, ku se bashku me ata jeton te ylli i klubit zikaltër në Milano.

Pas raportimeve se Icadi nuk ftohet nga Argjentina vetëm pse Maxi ka raporte të mira me Lionel Messin, dhe pas fotografisë se tij me Messin dhe Javier Mascheranon para ndeshjes ndaj Juventusit në Ligën e Kamionëve, ka ardhur edhe komenti i Lopez:

“Nuk ka arsye pse ai nuk është ftuar”, ka thënë Maxi Lopes për Tyc Sports.

“Bota e futbollit është xheloze kur një lojtar ka ekspozim të madh medial jashtë fushës. Sporti ka rregulla dhe kur bën gabim, duhet të paguhesh”.

Lexo po ashtu Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez (Foto)

“Dhe në jetë është e njëjtë. Do isha i lumtur të bëja një bisedë private me atë, por nuk jam i lejuar. Ata gjithmonë e vendosin atë në mes të fëmijëve”.

“Rrallë flas për atë dhe pasi e gjitha kjo kthehet kundër meje. Por, tani duhet të sqaroj situatën, sepse shokët e mi janë lënduar”.

“Të vetmit që kishin fotografinë ishin unë dhe ajo (Wanda), askush tjetër. Ka më shumë se 10 vite që nuk kisha folur me Messin apo Mascheranon”, ka shtuar Maxi. /Telegrafi/