Site icon Telegrafi

Mavraj: Kosovarët tash kanë ekipin e tyre

Mbrojtësi Mërgim Mavraj nuk ka thënë se ai apo ndonjë futbollist tjetër kosovar i Kombëtares së Shqipërisë do të luajë për Kosovën.

Por, ai ka folur për gjeneratën e re – për kosovarët që do të jetë zor të binden nga Kombëtarja në të ardhmen, meqë tash edhe Kosova ka të drejtën të luajë ndeshje ndërkombëtare.

Lexo më shumëNjë urim i Mavrajt për t’u admiruar nga gjithë shqiptarët

Mavraj, në një intervistë dhënë të për revistën gjermane kicker.de, ka thënë se gjithçka do të varet nga ajo që do të ofrojë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), përcjell Koha Ditore.

Ai është pyetur rreth perspektivës së futbollit shqiptar, ku Mavraj ka treguar se kosovarët e rritur në shtetet evropiane tashmë kanë dy mundësi para vetes pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Lexo më shumëKëta janë VIP-at që falin namaz (Foto)

“Kosovarët tash kanë ekipin e tyre. Kjo bën që dera për të kaluar te Kosova te jetë e hapur për kosovarët që luajnë me Shqipërinë ose ndonjë vend tjetër. Sa i përket gjeneratës tjetër se a do të vijë te Shqipëria varet prej shumë faktorëve. Federata shqiptare duhet të krijojë kushte dhe infrastrukturë sa më të mirë”, ka thënë Mavraj.

Lexo më shumëMavraj postim emocionues: I treguam botës se kemi shpirt e zemër të madhe

Exit mobile version