Telegrafi

Mavraj e De Biasi ‘zbulojnë’ strategjinë e Shqipërisë kundër Lihtenshteinit

Shqipëria do të takohet me Lihtenshteinin në kuadër të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018.

Në konferencë për shtyp ka folur edhe Mërgim Mavraj, i cili ka thënë se edhe reparti mbrojtës në këtë ndeshje do të merr pjesë më shumë në ndërtimin e sulmeve.

“E dimë që në këtë ndeshje edhe ne mbrojtësit do të kemi punë me topin për të ndërtuar aksionet sulmuese. Duhet të fitojmë nesër edhe për tifozët shqiptarë që do mbushin nesër stadiumin e Vaduzit”, ka thënë Mavraj, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me takimin ka folur edhe trajneri Giani de Biasi i cili ka thënë “Patjetër që në këtë ndeshje do bëjmë ndryshime dhe do përqendrohem tek shpejtësia në mesfushë dhe konkretizimi në sulm”.

Kujtojmë se takimi zhvillohet sot me fillim në ora 20:45 në stadiumin e klubit të Vaduzit. /Telegrafi./