Mërgim Mavraj duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Hamburgut.
Për qendërmbrojtësin periudha e fundit te Hamburgu nuk ka qenë më e mira e mundshme.
Mavraj nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionatin gjerman pasi ishte pezulluar nga Hamburgu.
Por pas rënies në Bundesliga 2, ai ka bërë të qartë se dëshiron të largohet.
E ardhmja e mbrojtësit shqiptar pritet të jetë në kampionatin turk.
Është skuadra e Trabzonspor që ka shprehur interesim për transferimin e Mavrajt.
Sipas medieve gjermane klubi turk ka nisur disa kontakte me agjentin e lojtarit për ta bindur të transferohet në futbollin turk.
Ndërsa besohet se për Hamburgun do të shkojnë rreth një milion euro dëmshpërblim. /Telegrafi/