Telegrafi

Maurizio Sarri arrin në Torino, të enjten prezantimi

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarrin, ka arritur në qytetin e Torinos, ku do të prezantohet për media nesër (e enjte).

Ish trajneri i Empolit, Napolit dhe Chelseat, ka arritur në aeroportin Caselle Airport për të shkuar pastaj në hotel.

Lexo po ashtu Juventus

Sarri do ta mbajë konferencën për shtyp paradite nga ora 11:00.

Ai e ka vizituar edhe qendrën stërvitore në Continassa, ku është pritur nga Fabio Paratici dhe Pavel Nedved.

Trajneri pritet të nënshkruajë kontratën deri me qershor 2022 për ta zëvendësuar Max Allegrin e larguar.

Flitet që në ditët në vijim Sarri do të ketë edhe një takim me Cristiano Ronaldon./Telegrafi/