Telegrafi

Mauricio Pochettino flet për dështimin më të madh që i ndodhi sa ishte trajner i PSG-së

Mauricio Pochettino pranon se mos fitimi i Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain ishte “një dështim”.

Trajneri bëri pranimin e sinqertë pas largimit të tij nga kampionët francezë.

Pochettinos iu tregua dera nga pronarët super të pasur të Katarit të PSG-së, pavarësisht se e rifituan titullin e Ligue 1 nga Lille.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Parisienët dukeshin se do të arrinin në çerekfinale sezonin e kaluar përpara se një kolaps rezultoi në eliminim nga Real Madridi.

Argjentinasi deklaroi për InfoBae: “Në aspektin sportiv ne kemi fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën në një vit e gjysmë”.

“Por, është e qartë se projekti i PSG-së është të fitojë Ligën e Kampionëve dhe çdo gjë që nuk po fiton Ligën e Kampionëve gjithmonë mund të mendohet se ka qenë një dështim”.

Lexo po ashtu Renditen top 10 klubet më të mira në botë – dominojnë ato nga Anglia

“Sidoqoftë, është një dështim prej 50 vitesh, sepse PSG, veçanërisht në 10 vitet e fundit me ardhjen e pronarëve të rinj, ka objektiv fitimin e Ligës së Kampionëve”.

“Unë mendoj se kjo do të ndodhë sepse burimet janë atje, por ndonjëherë në futboll nuk është ajo që dikush mendon se mund të jetë”, ka shtuar më tej ai.

Është llogaritur se shefat e klubit kanë mbetur të zemëruar me paaftësinë e PSG-së për të konkurruar në Evropë, veçanërisht pas transferimeve në verën e kaluar.

Lexo po ashtu Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat

Lionel Messi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes iu bashkuan klubit.

Mirëpo, kjo vetëm sa shtoi presionin ndaj ish-shefit të Spurs, i cili tani është pa punë.

Kampionët francezë tani janë nën urdhrat e Christophe Galtier me të cilin synojnë ta thyejnë akullin dhe ta fitojnë trofeun e çmuar në nivel klubesh. /Telegrafi/