Telegrafi

Mauricio Pochettino afër rikthimit në punën e tij si trajner – mund t’i befasojë të gjithë me skuadrën e re

Mauricio Pochettino është afër që të rikthehet në punën si trajner, pas shkarkimit që i bëri Tottenham Hotspuri në fund të viti të kaluar.

Trajneri argjentinas ka arritur të ngrisë vetën në ranglistën e trajnerëve me punën që ka bërë në vitet e fundit te Spurs.

Pochettino thuhet se është shumë afër të marrë drejtimin e Benficas para se të fillojë edicioni i ri.

Trajneri 48-vjeçar po e shikon ofertën e skuadrës portugeze para se të marrë një vendin zyrtar rreth të ardhmes së tij.

Pochettino karrierën si trajner e ka filluar te Espanyoli, aty ku edhe kishte qenë lojtar, për të kaluar më pas te Tottenhami.

Ishte raportuar se Barcelona e dëshiron atë si strategun e tyre të ardhshëm, mirëpo më pas shkoi për Quique Setien. /Telegrafi/