Interi ka kaluar në epërsi gjatë përballjes që po e zhvillojnë ndaj Juventusit në International Champions Cup.
Nerazzurët kaluan në epërsi ndaj rivalit nga Serie A, fal auto-golit të shënuar nga Matthijs de Ligt në minutën e dhjetë.
Mbrojtësi holandez e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij, pas rivënies nga këndi që e ekzekutoi anëtari i Interit.
Kjo është miqësorja e tretë për skuadrën nga qyteti Milanos, pasi ka shënuar fitore 1-2 ndaj Lugfanos dhe ka humbur 1-0 ndaj Manchester Unitedit.
Nga ana tjetër, për Juventusin është miqësorja e dytë, pas humbjes 2-3 nga Tottenham Hotspuri. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K4ZyhxnKOSw