Barcelona po e transferon Matthijs de Ligtin nga Ajaxi, përkundër interesimit të madh nga klubet e Ligës Premier, raportojnë mediat në Angli.
Mbrojtësi holandez ka qenë njëri ndër lojtarët kyçë në suksesin e klubit nga Amsterdami në këtë sezon, duke u bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane si Juventus dhe Real Madrid.
Por, Barcelona është shumë afër ta kompletojë transferimin e De Ligt, që do të jetë transferimi i dytë i tyre nga skuadra holandeze, pas Frenkie de Jong.
Skuadra katalunase njoftoi më herët në sezonin 2018/2019 se do ta transferojnë mesfushorin holandez, duke e kompletuar transferimin e tij në janar, ndërsa tani janë vënë pas kapitenit të Ajaxit.
Sky Sports raporton se përkundër interesimit të klubeve nga Liga Premier që presin ta transferojnë 19-vjeçarin, ai do të transferohet në verë te Barcelona.
Skuadra katalonase ka qenë tejet e zënë ndër vite, duke tentuar ta freskojë repartin defensiv, pas largimit të Carles Pyol dhe Javier Mascheranos, me Gerard Piquen që aktualisht është 32-vjeçar.
De Ligt pritet të jetë lider i tyre i ri në mbrojtje për së paku 10 vite, ndërsa do të paguajnë rreth 65 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij nga Ajaxi. /Telegrafi/