Matthijs de Ligt thotë se nuk është i shqetësuar se ku do të luan sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi 19-vjeçar i Ajaxit pritet të largohet nga këtë verë, ku për destinacion të ri thuhet se do ta ketë Juventusin, Manchester Cityn, Barcelonën, Liverpoolin, PSG-së apo Bayern Munichenin, të cilat skuadra konkurrojnë për nënshkrimin e holandezit.
Por, futbollisti thotë se mbetet i fokusuar te loja e Ajaxit dhe për momentin nuk dëshiron të flas rreth të ardhmes.
“Unë luaj ndeshjen time, përqendrohem te futbolli dhe do të shohim se ku përfundoj”, tha De Ligt për Esporte Interativo.
“Nuk është diçka që më shqetëson. Aktualisht jam duke luajtur te Ajaxi dhe ekipi kombëtar, kështu që për momentin aty jam i përqendruar. Jam duke fituar përvojë dhe më pëlqen puna që po kryej”, tha lojtari.
Ndryshe, De Ligt aktualisht sipas transfermarkt.de ka vlerë prej 63 milionë eurove në tregun e transferimeve. /Telegrafi/