Artisti i njohur, Matolale dhe Rina Balaj, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
“Të dy” titullohet kënga e dyshes së njohur të shoubizit, e kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vetë këngëtarët me producim dhe ‘beat’ nga Gesko.
Videoja u realizua nga Sekuencë.
Klipi vlen të ceket se u realizua në një nga hotelet luksoze në qytetin e Prishtinës.
Bukuroshja nga Istogu vjen e mrekullueshme në klip, si në paraqitje ashtu edhe në interpretim.
Besohet se do të pëlqehet edhe nga fansat e tyre dhe publiku. /Telegrafi/