Joel Matip ka zbuluar një moment tejet qesharak po edhe pikëllues në përmbysjen e rezultatit nga 3-0 në 4-0 të Liverpoolit ndaj Barcelonës.
The Reds kishin pësuar humbje 3-0 në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj katalunasëve në Camp Nou, mirëpo në të dytën ishte pamje tjetër.
Skuadra e Jurgen Kloppit arriti që të përmbysë rezultatin në 4-0 ndaj Blaugranasve një viti më parë, derisa Joel Matip ka zbuluar një moment që e kishte me Lionel Messin derisa po priste për testet anti-doping.
“Kur shkova në një dhomë të vogël, ishte një djalosh shumë depresiv: Lionel Messi”, ka zbuluar mbrojtësi i Liverpoolit.
“Ju i shikoni të gjithë në fushë, por nuk keni rastin që të uleni afër kundërshtarit dhe të mbretërojë një qetësi në dhomë”.
“Në atë dhomë të vogël, kur të gjithë dëgjoheshin duke festuar – unë isha ulur afër Messit që ishte tejet i dëshpëruar”, ka shtuar më tej Matip.
Kujtojmë se Liverpooli kishte mposhtur Tottenham Hotspurin më pas në finale për ta fituar kështu trofeun e gjashtë të garës më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/