Telegrafi

Matic dëshiron kalimin te rivali i Chelseat

Mesfushori serb, Nemanja Matic ka kërkuar largimin nga skuadra e Chelseat, për tu bashkuar me rivalin e tyre, Manchester United.

E gjithë kjo vjen pas thirrjes që iu është bërë nga ish-trajneri i tij, Jose Mourinho, i cili është i etur për t’u ribashkuar me serbin.

Sipas The Sun, Matic, me të dëgjuar thirrjen e trajnerit portugez, menjëherë ia ka kumtuar lajmin Antonio Contes, duke i thënë se dëshiron të largohet nga Stamford Bridge.

Megjithatë, kjo lëvizje shihet me rezerva në Old Trafford, pasi në sezonin e fundit forma e Matic lë shumë për tu dëshiruar. /Telegrafi/