Mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu e ka pranuar se kurrë nuk ka dashur të bashkohet me Barcelonës.
Mathieu luajti futboll profesional në vende të ndryshme për gjithsej 18 sezone të plota, ndërsa së fundmi konfirmoi pensionimin nga futbolli.
Barça bëri lëvizjen e tyre për qendërmbrojtësin kur ishte kapiteni i Valencis dhe transferimi i tij u duk si befasi nga shumë njohës të sportit.
Sidoqoftë, vetë lojtari nuk ishte i sigurt nëse ishte gati të bënte hapin e duhur dhe tashmë ka treguar se asnjëherë nuk ka dashur të bashkohet me Barcelonën.
“Unë nuk doja të shkoja në Barça, por u largova nga Valencia për shkak të presidentit”, ka rrëfyer fillimisht Mathieu.
“U frikësova pak për të shkuar në Barcelona sepse nuk mendoja se isha mjaft i mirë”.
Në fakt, Mathieu bëri gjithçka që mundi për të qëndruar te Valencia.
“Pas ofertës, i dërgova Valencias kontratën që doja prej tyre. Unë thashë se do të qëndroja nëse ata do të binin dakord me kushtet, por ata thanë se nuk munden”.
“Unë u largova sepse nuk do të më paguanin 200 mijë euro shtesë për sezon”, përfundoi francezi. /Telegrafi/