Telegrafi

Materazzi thumbon rivalët e urryer: Juventusi gjithmonë humbet finalet, unë do ta vrisje veten nëse do humbisja në vitin 2010

Marco Materazzi ka thënë se do të kishte vrarë veten nëse Interi do të humbiste tre finalet e tyre në vitin 2010, por thotë se ndihet mirë qër rivalët e urryer të Juventusit, i humbin gjithmonë finalet.

Italiani e ndihmoi Interin drejti triumfit historik të tripletës, por çfarë do të kishte bërë nëse Nerazzurrët do humbnin ndaj Sienës në takimin përcaktues për titull, finalen e Kupës së Italisë ndaj Romës dhe atë të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich?

Përgjigja e mbrojtësit kartizmatik është epike, pasi Materazzi ka thënë se do ta vriste veten nëse kjo do të ndodhte, ndërsa nuk ka ngurruar t’i thumbojë rivalët e Juventusit, të cilët njihen për humbjen e finaleve.

Lexo po ashtu Goditja me kokë nga Zidane, Materazzi zbulon pas 14 vitesh ato që i tha francezit në finalen e Kupës së Botës 2006

“Do të kisha vrarë veten”, ka thënë fillimisht Materazzi gjatë një interviste ‘live’ me Christian Vierin në Instagram.

“Kur nuk fitoni dhe mbaroni të dytit … ju e dini më mirë se unë. Arritja atje është mjaft e vështirë. Juve gjithmonë arrin aty dhe pastaj humbasin finalen”.

“Por është e vështirë të arrish atje. Kam humbur më 5 maj dhe disa finale të Coppa Italia. Duhet fat”.

“Liga e Kampionëve vlen sa dy tituj të ligës: Një përfundon në dhjetor dhe një tjetër fillon në shkurt”, përfundoi ish-mbrojtësi italian. /Telegrafi/