Legjenda italiane e Interit, Marco Materazzi, ka dhuruar një ‘goditje’ të freskët ish-shokut të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.
Materazzi këmbëngul se nuk ka pasur një mosmarrëveshje të gjatë me sulmuesin aktual të Milanit, megjithëse komentet e tij me TNT sugjerojnë ndryshe.
“Nuk është e vërtetë që ka pasur rivalitet”, ka thënë fillimisht Materazzi.
“Unë do ta falënderoj atë përgjithmonë, sepse nëse ai nuk do të kishte shkuar në Barcelona, Eto’o nuk do të kishte ardhur. Ai më ndihmoi të fitoj Ligën e Kampionëve”.
Italiani gjithashtu foli për bashkëpunimin e tij me trajnerin fitues të tripletës, Jose Mourinho.
“Një nga aftësitë më të mira të Mous ishte t’i bënte të gjithë të ndjehen të përfshirë. Mourinho di gjithçka për të gjithë dhe gjithmonë thotë gjërat e duhura”.
“Ai ishte i shkëlqyeshëm për këtë. Ai ishte menaxheri që më ndikoi më shumë në karrierën time”.
“Unë kam qenë me fat që e kam pasur trajner pranë fundit të karrierës time”, përfundoi italiani. /Telegrafi/