Telegrafi

Materazzi flet rreth titullit të Serie A, tregon skuadrat favorite  

Ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares së Italisë, Marco Materazzi ka folur rreth garës së këtij sezoni për titullin kampion në kampionatin italian, Serie A.

Materazzi ka folur gjerë e gjatë për kampionatin italian, duke theksuar se Juventusi dhe Napoli janë skuadrat favorite për ta fituar titullin këtë sezon.

Megjithatë, ish-mbrojtësi italian nuk ka larguar nga gara as skuadrën e Romës dhe Interit, teksa për Milanin dhe Lazion ka thënë se mund të luftojnë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Futbollistët që ‘ndezën’ në moshë të vonshme, por që i fituan titujt më të rëndësishëm (Video)

“Juventusi dhe Napoli janë më të kompletuar për të fituar Scudetton dhe kanë pasur organikën e njëjtë të skuadrës për disa vite”, ka thënë fillimisht Materazzi apo i njohur ndryshe si Matrix për La Gazetta dello Sport.

“Pas tyre, shoh Romën, pasi më pëlqen shumë Eusebio Di Francesco. E admiroj inteligjencën e dikujt që mbetet besnik ndaj ideve të tij, por ndryshon nëse është e nevojshme”.

Lexo po ashtu Materazzi: Faccheti nuk më la të kaloja te Milani, nuk kam foto me pesë trofetë e fituar te Interi

“Interi ka 16 pikë nga gjashtë ndeshje dhe nuk do t’i nënvlerësoja, veçanërisht pasi nuk kanë ndeshje evropiane për t’u marrë me to. Nëse arrini të fitoni kur nuk luani mirë dhe keni një stadium si San Siro që ju shtyn përpara, atëherë çdo gjë është e mundur”.

Materazzi duke puthur njërin nga trofetë e fituar me Interin në Serie A 

“Duke marrë parasysh mënyrën e krijimit të Interit, për shembull fitoren e tyre ndaj Romës, ata mund të bëjnë më shumë dëme ndaj skuadrave të hapura që lënë shumë hapësirë. Nuk është rastësi që Interi të luftojë më së shumti kundër skuadrave të vogla, sepse ata nuk do t’ju lejojnë të hidhni topin në hapësirë”.

“Unë e shoh Juventusin dhe Napolin duke shkuar direkt në Ligën e Kampionëve, pastaj dy tjera nga Interi, Roma, Milani dhe Lazio”, përfundoi ish-mbrojtësi i njohur italian. /Telegrafi/