Legjenda e Interit, Marco Materazzi, do ta shikojë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Milanit së bashku me ultrasit e Nerazzurrëve në Curva Nord.
Fituesi i Kupës së Botës i ka pyetur ndjekësit e tij në Instagram të hënën që t’i japin ide se ku duhet ta shikojë derbin e Milanos që zhvillohet sonte (e martë) në Giuseppe Meazza.
“Çfarë sugjeroni për nesër?”, ishte pyetja, ndërsa kërkesa e shumicës ishte në pjesën qendrore ose në Curva.
Rezultatet e sondazhit nuk janë bërë të ditura saktësisht, por shumica e ndjekësve i kanë sugjeruar që ta shikojë ndeshjen nga Curva Nord krahas ultrasve.
Pasditen e të martës, ish-mbrojtësi i Interit e ka konfirmuar vendimin duke shpërndarë artikullin e Gazzetta dello Sport në InstaStory.
Materazzi ishte në fushë herën e fundit kur Nerazzurrët e fituan trofeun e Ligës së Kampionëve (në vitin 2010) duke kompletuar tripletën historike me Jose Mourinhon.
Interi ka përparësi të madhe ndaj Milanit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke qenë se e ka fituar sfidën e parë me rezultat 2-0. /Telegrafi/